Rama: S'e negociojmë qeverinë PD të vijë të ndryshojmë Kodin

2017-07-05 0

Kuvendi ka nisur seancën e kësaj të enjte me debate për zgjedhjen e Presidentit dhe kërkesën e PS-LSI drejtuar KQZ-së për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore. Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish nga foltorja e Kuvendit se nuk do të negociojë me opozitën kërkesën e tyre për qeveri teknike. Rama tha se kjo qeveri është mandatuar nga vota e qytetarëve dhe do të jetë në detyrë deri në ditën e mandatimit të qeverisë së re. Ai ftoi opozitën të ulet në tryezë dhe të propozojë ndryshimet në Kodin Zgjedhore për të rritur besimin e saj te procesi elektoral i 18 qershorit. "Ne nuk negociojmë për mandatin që na ka dhënë populli. Mandati skadon ditën e krijimit të qeverisë së re. Përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin, janë përpjekje për të goditur destabilitetin e vendit, për të futur vendin në një rrugë paqartësie.