SHBA: Zbatimi i reformës, jetik për Shqipërinë! - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë me force zbatimin e reformës ne drejtësi, duke e konsideruar atë si jetike për Shqipërinë. Ky mesazh i është përcjelle Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, nga Zëvendës-Këshilltarja e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Kethlin Troia McFarland, në vizitën zyrtare të këtij të fundit në Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarja e larte e administratës Trump konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e pakursyer amerikane per Shqipërinë ne rrugën e nisur te reformave.?Është jetike per Shqipërinë te ece përpara me reformat e nisura ne fushën e sundimit te se drejtës dhe ne veçanti zbatimin e reformës ne drejtësi. Shtetet e Bashkuara kane dhëne kontributin dhe asistencën e tyre dhe do te vazhdojnë ta bëjnë këtë sa here do t?u kërkohet nga autoritetet shqiptare.? Bushati dhe zonja McFarland diskutuan edhe ne lidhje me zhvillimet e fundit dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë, si dhe angazhimi parimor i Shqipërisë në këtë kontekst. Zevendeskeshilltarja e presidentit Trump per sigurinë vlerësoi edhe njëherë rolin e vendit tone ne koalicionin global te udhëhequr nga SHBA kundër ISIS dhe terrorizmit. Ministri Bushati theksoi se prania amerikane mbetet jetike ne Ballkan, edhe përballë rrezikut te ndikimit ne rritje te Rusisë.?Është shume e domosdoshme dhe e nevojshme te bashkërendojmë përpjekjet për të konsoliduar orientimin euroatlantik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve që synojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor duke penguar kursin e reformave transformuese.?Ministri Bushati mori pjese ne Uashington ne nje konference te organizuar nga Fondi Marshall gjerman, ku ai foli per sfidat e Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur ne veçanti edhe te situata ne Maqedoni, ku ritheksoi se Tirana zyrtare nuk është përzier ne asnjë rast ne çështjet e brendshme te fqinjëve.

Free Traffic Exchange