Ora News - Drafti i ri - Ligji i përgjimeve, i zhvishen kompetencat Prokurorit të Përgjithshëm

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokurori i Përgjithshëm nuk do të jetë më autoriteti, i cili do të shqyrtojë, miratojë apo refuzojë kërkesat e institucioneve të parashikuar me ligj, për përgjimin e telefonatave, suvejimit me video, të bisedave në vende publike dhe private. Në draftin e ri per komunikimet elektronike parashikohet që kjo kompetencë ti kalojë tashme Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Reforma në drejtësi ka prekur edhe ligjin e përgjimeve. Drafti i ri i cili po diskutohet tashme në Komisionin e Ligjeve ka pësuar ndryshime të shumta, një prej të cilave është edhe heqja e kompetencës së Prokurorit të Përgjithshëm si autoriteti pëgjegjës për lejimin e tyre, kompetencë e cila i kalon tashmë kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-pergjimeve-i-zhvishen-kompetencat-prokurorit-te-pergjithshem/