Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Berat Buzhala,Iris Luarasi,Jonila Godole,Redi Shehu,Mark Marku,Lutfi Dervishi
Në emisionin Opinion janë publikuar disa të dhëna tepër domethënëse për informimin e njerëzve në botë dhe në Amerikë. Këto të dhëna kanë treguar se qytetarët amerikanë janë informuar më së shumti për zgjedhjet në televizionet kabllore (24%), që janë televizione të specializuar për informacionin. Pas TV kabllore vendin e zënë mediat sociale (14%), të cilat gjithmonë e më shumë po kthehen në referencë për informimin e individëve. Në po të njëjtën përqindje janë edhe televizionet lokale. Pas televizioneve lokale 13% qytetarëve amerikan për zgjedhje janë informuar në median on line, pra në webe. Po ashtu disa të dhëna të tjera flasin për mënyrën e informimit dhe shpërndarjes të njerëzve në te gjithë botën, dhe raportet e informimit të tyre mes mediave tradicionale dhe atyre moderne. Sipas të dhënave 23% e qytetarëve në botë informohen pikërisht ne televizionin tradicional. 15% në mediat social, 10% në radiot tradicionale dhe 10% nga ana e mediave on line. Nga të dhënat del se informimi i njerëzve është shpërndarë afërsisht njësoj mes mediave tradicionale dhe atyre moderne, ndryshon me përqindje të vogla.
Profesor Mark Marku ka theksuar se në Shqipëri ka media tradicionale të besueshme dhe jo të besueshme, po ashtu edhe mediat online janë të ndara në dy kategori të tilla. Këtë deklaratë, Marku e bëri sonte në emisionin ?Opinion? në TV Klan në lidhje me mediat që zgjedhim për t?u informuar. Ai nënvizoi se kjo nuk e përjashton faktin se janë media të reja dhe janë jo serioze. Megjithatë, tregoi profesori, për shkak të procedurës së ndërtimit të lajmit, gazetari ka një kohë fizike për përgatitjen e tij shumë më të vogël se një gazetar në mediat klasike. Sipas tij, lajmi në mediat e reja nuk mund të jetë si lajmi në mediat tradicionale, kanë ndryshuar redaksitë dhe natyra e lajmit.