Zyrtarisht digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Pasi nuk u paraqit asnjë kandidat, kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas leximit të rregullores për zgjedhjen e Presidentit të ri u shpreh se raundi i parë quhet i ezauruar, ndërsa nesër do të zhvillohet raundi i dytë.
Pas djegies së raundit të parë, kryeministri Rama jashtë ambienteve të Kuvendit u shpreh se i kemi votat, por po presim opozitën për një figurë konsensuale.