Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për Eurodeputetin Eduart Kukan Shqipëria po përjeton të njëjtën krizë politike si Maqedonia. Në një intervistë për European Western Balkans Kukan e cilëson krizën politike mjaft shqetësuese ndërsa thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë Bashkimin Europian duhet të respektojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.
Eurodeputeti Eduart Kukan ka vendosur shenjën e barazise mes Maqedonisë dhe Shqipërisë kur flet për krizën politike. Gjatë një interviste për European Western Balkans Kukan shprehet se krizat politike dhe bojkotet po pengojnë zhvillimin demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kukan: Po shohim një trend shqetësues në të gjithë rajonin, në lidhje me funksionimin e rregullt të demokracisë parlamentare dhe institucioneve të caktuara shtetërore . Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Vendet e tjera në rajon, si për shembull, Mali i Zi dhe Kosova po përballen me bojkote parlamentare. Duket një trend rajonal, i cili është kundërproduktiv për zhvillimin e demokracisë në vendet që janë në pragun europian.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kukan-kriza-politike-ne-shqiperi-dhe-maqedoni-serioze/