Ora News - Presidenti i ri, Parlamenti ezauron raundin e parë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar për pak minuta seancën plenare për procedurat e zgjedhjes të presidentit të ri të vendit.
Duket qenë se në garë nuk ka asnjë kandidat, procedura është thjesht formale.
Pasi kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi lexoi raportin e komisionit për raundin e parë, kryeparlamentari Ilir Meta tha se seanca e parë konsiderohet e ezauruar.
Hysi: Komisioni konstatoi se asnjë kandidaturë për President nuk është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Votimi quhet i kryer edhe në konkurrim nuk pshtë paraqitur asnjë kandidat i paraqet seancës këtë raport me qëllim përmbylljen e procedurave të raundit të parë.
Meta: Bazuar në raportin e komisionit të Ligjeve, seanca e parë quhet e ezauruar.
Meta deklaroi se do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve ajo që do të vendosë për seancën e radhës të raundit të ri të procedurave për zgjedhjen e Presidentit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sot-raundi-i-pare-per-presidentin-nuk-ka-propozim-mungon-opozita/