Report TV - Bllokohen zhdoganimet, protestë përpara Drejtorisë së Doganave

2017-07-05 1

Agjencitë doganore kanë bllokuar për rreth 2 orë punën në doganën e Tiranës. Sipas Shoqatës Kombëtare të agjentëve Doganorë shkak janë bërë ngjarjet e fundit me trafikimin e narkotikëve, që kanë sjellë përfshirjen në ndjekje penale të disa agjentëve doganorë. Në një deklaratë zyrtare Shoqata kërkoi që agjentët doganorë të trajtohen vetëm në përputhje me kodin doganor, pa i veshur me përgjegjësi për veprime penale që nuk parashikohen në detyrimet e tyre.