Ora News – PS-LSI letër KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga skadimi i afatit, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë shtyrjen e regjistrimit të partive politike dhe koalicioneve në zgjedhje. Në kërkesën e dorëzuar në KQZ, thuhet se PS dhe LSI si dhe forcat e tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane, janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik në zgjedhjet e 18 qershorit.
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i janë drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin e kolicioneve.
Kërkesa mban firmën e dy kryetarëve të grupeve parlamentare Gramoz Ruçi dhe Luan Rama, ndërsa thkesohet e mazhoranca është në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesemarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik te vendit në zgjedhjet e 18 qershorit.
?Në këtë kontekst social-politik, i cili nuk mund të neglizhohet nga asnjë institucion publik ne vend aq me pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kerkojme nga ana juaj nje qendrim ne lidhje me mundesine per te shtyre afatin e regjistrimit të partive politike ne zgjedhje dhe te regjistrimit te koalicioneve zgjedhore. Në gjykimin tonë, tejkalimi i afateve te parashikuara me disa dite, nuk do te sillte asnje pasoje penalizuese, por do te kontribuonte per te krijuar hapesira per te siguruar nje proces sa me gjithpërfshirës? .
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën, por përfaqësuesit e të djathtës në këtë institucion argumentojnë se letra është jo ligjore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-lsi-leter-kqz-se-per-shtyrjen-e-afatit-te-regjistrimit-te-koalicioneve/