Report TV - Mallakstër, zjarri shkrumbon banesën e dy vëllezërve Lamaj

2017-07-05 1

MALLAKASTËR-Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar një shtëpi në fshatin Mushonjë të Mallakastrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 minuta të kësaj të marte.

Shtëpia është në pronësi të vëllezërve Neki Lamaj 69 vjeç dhe Petrit Lamaj 66 vjeç.

Edhe pse janë lajmëruar forcat zjarrfikëse ato kanë shkuar më vonesë pasi rruga që të çon në fshat është mjaft e vështirë, erërat e forta kanë ndihmuar që flakët të djegin tërësisht banesën e dy vëllezërve Lamaj.

Free Traffic Exchange