Report TV - 8 ton kanabis drejt Italisë, lihen në burg doganierët e arrestuar

2017-07-05 11

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masat e sigurisë për doganierët e arrestuar me akuzën e lejimit të një kamioni me 8 ton kanabis për të kaluar në drejtim të Italisë.

Kamioni u kap nga policia italiane dhe pas kontrollit të ushtruar u konstatua sasia e e konsiderueshme e lëndës narkotike.

Gjykata ka dhënë arrest me burg për Maliq Kadilli, agjent doganor në Qafë-Thanë, Julian Doraci, shef i Stacionit Policor në Portin e Durrësit, Edmond Luzi, doganier eksporti në Portin e Durrësit, Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë.