PS e LSI letër KQZ-së për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa regjistrimi i koalicioneve në KQZ përfundon sot në mesnatë, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë shtyrje të afatit. Kërkesa është hartuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.?Në këtë kontekst social-politik i cili nuk mund të neglizhohet nga asnjë institucion publik në vend e, aq më pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kërkojmë nga ana juaj një qëndrim në lidhje me mundësinë për të shtyrë afatin e regjistrimit të partive politike në zgjedhje (neni 64 i Kodit Zgjedhor) dhe të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore (neni 65 i Kodit Zgjedhor). Në gjykimin tonë, tejkalimi i afateve të parashikuara nga nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor me disa ditë, ndërkohë që nuk do të sillte asnjë pasojë penalizuese, nga ana tjetër do të kontribuonte për të krijuar hapësira për të siguruar një proces sa më gjithëpërfshirës.?Në letrën e PS-LSI thuhet se po negociohet me opozitën për përfshirjen e saj në procesin zgjedhor të 18 qershorit.?Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit politik të vendit në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18.06.2017".Ndërkohë, dy partitë kryesore të mazhorancës ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të dalin në koalicion së bashku apo jo. 24 partitë opozitare, të drejtuara nga PD, kanë paralajmëruar se nuk do të regjistrohen në KQZ, pa përmbushur më parë kushtin për qeveri teknike.