Stop - Rilindja Urbane dhe abuzimet e projektit në bashkinë e Belshit! (18 prill 2017)

2017-07-05 7

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Qytetari nga Belshi, Caush Tafani, tregon se në emër të projektit të ?rilindjes urbane?, bashkia i shembi objektin 3 katësh 1 km larg qendrës së qytetit.Kryebashkiaku Arif Tafani thotë, se faza e dytë e projektit të ?Rilindjes Urbane? e kapte edhe objektin e prishur.Por grupi prej 5 ekspertësh, përvecse pa licensë, nuk ka zbritur asnjëherë në terrën, për të bërë vlerësimin e objektit. Këtë e pranon edhe njëri prej ekspertëve, Erdison Baxhija. Si përfundim ndërtimi 3 katësh është konsideruar si një-katësh nga grupi i vlerësuesve...
?Tokën e kam blerë me dokumente. Unë e kam marrë këtë tokë nga legalizimet, me çertifikatë pronësie, me leje ndërtimi, me lejen e Bashkisë. Kati i parë ka qenë lokal-restorant, ndërsa kati i dytë dhe i tretë banesë, ku kemi jetuar 5 kurora.?

Çaush Tafani shprehet se objekti u prish, sepse e kapi projekti ?Rilindja Urbane?, por kur ka komunikuar me kryetarin e Bashkisë Belsh i është thënë se objekti nuk ishte i përfshirë në projekt, pasi ishte 1 kilometër larg qendrës.

Gazetari ? Grupi, i cili do të nxirrte çmimin për shpronësimin e objektit tuaj, a ka ardhur të bëjë matjet?

?Nuk ka ardhur fare! E kanë shpronësuar nga zyra.?

Gazetari i emisionit ?STOP? iu drejtua Bashkisë Belsh dhe ka komunikuar me inxhinier Erdison Baxhija, i cili shprehet se nuk kanë qenë në objekt dhe se vlerësimi është bërë në bazë të 125 metrave katror që kanë qenë në çertifikatën e pronësisë.

Gazetari ? Si mund të bëhet një vlerësim nga zyra?

Inxhinieri ? Grupi i komisionit është ngritur nga një urdhër i brendshëm i kryetarit të Bashkisë. Grupi i punës ka qenë i përbërë nga profesionistë.?

Emisioni ?STOP? ka mundur të sigurojë një dokument nga Ministria e Zhvillimit Urban, ku konstatohet se të gjithë anëtarët e grupit, i cili do të vlerësonte objektet që do të shpronësoheshin nga ky projekt, nuk janë të licensuar, pra puna e tyre automatikisht bie poshtë.

Gazetari ? Ju jeni i licensuar?

Inxhinieri ? Jo, nuk jam i licensuar. Mendoj se kemi bërë punën tonë.

Çaush Tafani thotë se vlerësimi që është bërë për shpronësimin e objektit të tij është i vlerës 17 milionë lekë të vjetra, ndërsa investimi që ka bërë shkon në 178 milionë lekë të vjetra.

Gazetari ? Janë 140.8 metër katror që nuk janë përllogaritur sipas çertifikatës së pronësisë.

Inxhinieri ? Këtu ka qenë një gabim nga ana jonë që nuk është parë kati i parë.

Gazetari ? Ku keni qenë që s?e keni parë?

Inxhinieri ? Ajo është e dukshme. Kjo mund të korrigjohet me një kërkesë drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Urban, për gabimin që është bërë nga ana jonë dhe për rivlerësimin e objektit.

Kamera e fshehtë e emisionit ?STOP? ka shkuar te specialisti i financës së Belshit.

Gazetari ? Do të pyesnim për këto pagesat e shpronësimeve që janë bërë për këtë projektin Rilindja, pse s?kanë kaluar?

Financieri ? Për kë e ke fjalën ti?

Gazetari ? Për Çaush Tafanin.

...

Free Traffic Exchange