Ora News - Mos votimi i Vettingut, Rama: PD gati të na ndajë për së gjalli nga Evropa

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas miratimit të ngritjes së dy komisioneve të reja ad-hoc të Vettingut, kryeministri Edi Rama i tha opozitës se është ngujuar në çadër për shkak të frikës nga drejtësia.
Rama: Ata që janë ngujuar në çadër janë ty nga frika nga drejtësia. Refuzimi i vazhdueshëm për të mos u bërë pjesë e një procesi historik që përkojnë me një aspiratë çerekshekullore të këtij populli për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve të korruptuar dhe për ta kthyer në drejtësi evropiane, është një njollë e zezë turpi që partia që lindi me moton ?E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa?, po i vë vetes. Një gjë është shumë e qartë; që mos kryerja e procesit të vettingut cenon rëndë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vonon uljen në tryezën për të negociuar anëtarësimin.
PD është gati të na ndajë edhe një herë për së gjalli nga Evropa ku duam të gjithë të bëhemi pjesë vetëm për t?u shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kosure për të larë në një shtet të së drejtës. Sot vazhduam të jemi në lartësinë e aspiratës së shqiptarëve, vazhduam të çojmë përpara nga ana jonë një proces që është pa kthim. Vettingu mund të vonohet, por spastrimi i pallatit të drejtësisë nuk ndalohet dot. Rivendosja e një raporti tërësisht tjetër mes politikës dhe drejtësisë në funksion të qytetarëve nuk ndalohet dot dhe vendosja e të gjithëve përpara drejtësisë si qytetarë të barabartë nuk ndalohet dot.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/mos-votimi-i-vettingut-rama-pd-na-ndan-per-se-gjalli-nga-evropa/

Free Traffic Exchange