Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e dy komisionet Ad Hoc.
Duke qenë se opozita bojkotoi edhe sot punën e Parlamentit, deputetët e mazhorancës kanë miratuar vetëm 6 anëtarët e tyre, ndërsa 6 të tjerët i përkasin opozitës.
Nga radhët e mazhorancës, emrat e propozuar janë:
Pandeli Majko, PS
Evis Kushi, PS
Ulsi Manja, PS
Bashkim Fino, PS
Luan Rama, LSI
Mesila Doda, PDIU (LSI kish propozuar më herët deputeten Silva Caka)
Ndërkohë, komisioni i dytë përbëhet nga 6 anëtarë, tre nga mazhoranca dhe tre nga opozita.
Mazhoranca ka propozuar deputetët Vasilika Hysin dhe Ervin Bushatin nga PS-ja dhe Vangjel Tavon nga LSI-ja.
Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa të pranishëm ishin 82 deputetë të mazhorancës.
Kuvendi pritet të mblidhet sërish nesër ku edhe do të nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-meta-mbledh-serish-sot-pasdite-kuvendin/