Ora News - Peza: Prokuroria po më heton si gazetar dhe jo si deputet

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke reaguar mbi vendimin e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive të pasurisë, deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza thotë se Prokuroria nuk ka asnjë provë për hetimet dhe se po hetohet paga e tij si gazetar dhe jo si deputet.
Peza shprehet se pas marrjes së mandatit të deputetit, pasuria e tij nuk është rritur.
Peza: Është provuar katërçipërisht se ka zero shtim të pasurisë time përveç rrogës së deputetit nga momenti i shpalljes së kandidaturës time deri më sot. Kemi të bëjmë me një fakt të pa kundërshtueshëm. Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Kjo do të thotë se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka asnjë problem me politikanin dhe deputetin Alfred Peza. Organi i hetimit është duke hetuar se si e ka vënë pasurinë një gazetar. Kjo është e paprecedentë.
Këtë që po hetojnë sot mund të ishin hetuar fare mirë që në dhjetorin e vitit 2012. Në një vend si Shqipëria, ku rëndom flitet dhe pranohet për persona që prej vitesh ushtrojnë aktivitet publik dhe që zotërojnë pasuri disa herë më të mëdha se unë, prokuroria gjen arsye dhe kohë mbi pasurinë e vënë nga persona, që asnjë ditë të vetme nuk ka pasur post publik dhe nuk ka fituar asnjë lek nga fondet publike.
Për rrjedhojë asnjë aludim korruptiv nuk mund të qëndrojë mbi paratë e mbledhura ndër vite nga puna ime në media si gazetar, të cilat janë kanalizuar në institucionet bankare sistematikisht ndër vite nga unë dhe bashkëshortja ime. Nuk do të dëshiroja për asnjë moment që të komentoja qëllimet dhe shkaqet për dhe mbi të cilat prokuroria e ka nisur dhe po e vazhdon këtë procedurë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/peza-prokuroria-po-me-heton-si-gazetar-dhe-jo-si-deputet/

Free Traffic Exchange