http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai është një artist i lirë, me një studio në Tiranë, një në Itali, me shumë vepra të shpërndara në Greqi e Gjermani ku ka emigruar, por që gjithnjë kujtohet për publikun ku ekspozoi për herë të parë. Kosta Koçi nuk ka sjellë shumë vepra në Galerinë Zeta, por shumë ngjyra që na rrëfejnë realitetin shqiptar.Nën titullin ?Lojtari?, kjo skulpturë është edhe imazhi kryesor i kësaj ekspozite. Një djalë i ri që stërvitet shumë për t?u bërë faktor në fushë, por me një qëndrim e sy të trishtë, ai thjesht pret. Kjo pritje për autorin është të rinjtë, për fqinjët e tij shqiptarë duket se e shoqëron sa herë kthehet në vendlindje.E veçanta e këtyre skulpturave mbetet jo vetëm tek punimi, ku ngjyrat veshin emocione por edhe në materialin e përdorur. Kosta Koçi ka ekspozuar edhe tre vite më parë në këtë galeri të vogël, me pak vepra, por që e përcjellin konceptin artistik të autorit përmes një teknike të veçantë.