Ora News - Dekriminalizimi, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e KSHH-së

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit lidhur me ligjin e Dekriminalizimit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pretendonte se disa nene të këtij ligji janë të papajtueshëm me Kushtetutën.
Njëra prej tyre ishte privimi i së drejtës së votës për persona të dënuar për disa veprave penale
KSHH i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesë për shfuqizimin e nenit 2 pika 4 për ligjin e dekriminalizimit dhe nenet përkatëse që kanë lidhje me këtë nen si të papajtueshme me kushtetutën dhe me nenin 3 të protokollit një shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Më 11 prill Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj deklaroi : Ligji për dekriminalizimin e zgjeron rrethin e veprave penale për të cilat privohen të dënuarit nga ushtrimi i të drejtës së votës përtej kufizimit kushtetues, pra nuk kemi asnjë rast të justifikuar dhe asnjë rast përjashtimor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/dekriminalizimi-kushtetuesja-rrezon-kerkesen-e-kshh-se/