Ora News - Asnjë nxënës nuk do të përfshihet në fushatën zgjedhore

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë nxënës nuk do të përfshihet në fushatën zgjedhore pasi fokusi i shkollave është mbyllja e objektivave arsimore. Kështu e argumentoi ministrja e Arsimit Lindita Nikolla urdhërin e lëshuar pak ditë më parë prej saj për marrjen e masave për mospërfshirje të nxënësve në fushatë.
Nikolla: Gjithë fokusi i punës së shkollave, drejtuesve të arsimit specifikisht mësuesve është vetëm përmbyllja me sukses dhe realizimi i objektivave shkollore.
Ministrja tha se aktualisht nuk janë konstatuar raste të tilla por bëri një apel për të gjithë punonjësit e arsimit.
Nikolla: Të vijojnë me fokus kryesor përmbylljen me sukses të këtij viti shkollor. Nga ana tjetër të denoncojnë çdo subjekt apo individ që bën presion për të përfshirë nxënësit apo mësuesit në fushata elektorale. Po ashtu kategorikisht e ndaluar përdorimi i ambienteve shkollore për aktivitete politike.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/asnje-nxenes-nuk-do-te-perfshihet-ne-fushaten-zgjedhore/