http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni parlamentar për sigurinë kombëtare vendosi këtë të martë të zgjasë afatin e amnistisë për dorëzimin e armëve deri më 31 dhjetor të këtij viti. Kërkesa e deputetëve të majtë u aprovua, ndërsa Pirro Lutaj tha se rezultatet e deritanishme të amnistisë kanë qenë mbresëlënëse. Deputeti socialist Xhemal Qefalia tha se janë rreth 1400 armë të dorëzuara vullnetarisht gjatë kësaj periudhe amnistie ndërsa inkurajoi vazhdimin e dorëzimit vullnetar të armëve. Krahas kësaj, komisioni doli edhe me një propozim, që fëmijëve të familjeve që dorëzojnë armët t?u jepet falas një lap top ose t?u sigurohet falas interneti. Amnistia e trete per dorëzimin vullnetar te armeve ka bere qe 50 deri ne 60 perqind e rreth 550 mije armeve e municioneve qe morën arratinë nga depot ne pranverën vitin 1997 te rikthehen. Sipas policisë armët e dorëzuara janë të tipit automatike dhe pushkë ndërsa pas grumbullimit ato do i kalojnë fondit të ministrisë së mbrojtjes për shkatërrim.