Deputeti socialist, Alfred Peza, akuzon organin e akuzës se po e heton për pasurinë e vënë nga puna si gazetar dhe jo si politikan e deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Reagimi i Pezës erdhi pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për sekuestrimin e 1.1 miliardë lekë të cilat sipas Prokurorisë deputeti socialist nuk i justifikon.
Gjatë një deklarate për mediat, Peza tha se pasurinë e ka vënë gjatë kohës që ai punonte si gazetar e drejtues në media.