Ora News – Basha, Ramës: Ti i ke të gjitha, Meta do vijë me ty, liro karrigen!

2017-07-05 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në ditën e 60 të protestës në bulevard para kryeministrisë, ripërsëriti kushtin për qeveri teknike, ndëra tha se nuk bën asnjë pazar në kurriz të kësaj kauze. Basha, ironizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se Partia Demokratike nuk ka as platformë e as lidership, duke drejtuar këtë thirrje:
Basha: Ti thua që, Lulzim Basha nuk ka as platformë, as ekip, as lidership. Ti e ke fare thjeshtë, ti i ke të gjitha, edhe Ilir Meta ka thënë do të vijë me ty, liroje pra karrigen ti japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka prill pa plaka, apo jo?! Do ikin edhe ?plakat e prillit?. Ajo që bëhet më e fortë çdo ditë, ajo që bëhet më e madhe çdo ditë, është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme; të lira nga krimi, të lira nga droga, të lira nga shteti i partive dhe partia shtet.
Basha iu pergjigj kritikave të ndërkombëtarëve, kur tha se asgjë nuk e lëkund atë nga kërkesa për zgjedhje te lira. Nuk iu referuar një emri konkret por foli për ata ndërkombëtarë që sipas tij recitojnë vjershat e Taulant Ballës.
Basha: Sado recitime nga goja e Taulantit apo nga dora e Taulantit të bëjë çdo kush, dhe në çfarëdo gjuhe në Tiranë, këtu do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vetëm qeveri teknike për ti garantuar ato.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rames-ti-i-ke-te-gjitha-meta-do-vije-me-ty-liro-karrigen/