Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
50 blloqe banimi do të shndërrohen në hapësira argëtuese dhe çlodhëse për qytetarët e Tiranës. Ndërhyrjet që pritet të përfundojnë brenda vitit, duke rikualifikuar tërësisht këto lagje, sipas kryebashkiakut Erion Veliaj duhet të ruhen me kujdes pasi përfaqësojnë modelin e punës së Bashkisë.
Bashkia e Tiranës ka planifikuar ndërhyrje në 50 blloqe banimi në kryeqytet, të cilat brenda vitit do të kthehen në mjedise sportive për fëmijët dhe hapësira çlodhëse për të moshuarit.
Kështu u shpreh kryebashkiaku, Erion Veliaj, teksa inspektoi dy blloqe të shndërruara terësisht në lagjen ?Ali Demi?.
Veliaj: ?Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 blloqe të tilla në gjithë Tiranën, që të sigurohemi që cilësia e jetës nuk ndryshon vetëm në qendër, se njerëzit sigurisht kanë nevojë për sheshin ?Skënderbej?, por kanë nevojë edhe për sheshin e lagjes; kanë nevojë për Bulevardin e Ri, por kanë nevojë edhe për rrugicat e lagjes. Vetëm duke i balancuar investimet madhore me investimet në komunitet, nëpër lagje dhe nëpër blloqe banimi, mund të kemi realisht Tiranën që ëndërrojmë?.
Duke e cilësuar investimin si një model të punës së Bashkisë së Tiranës, Veliaj ftoi banorët që të kujdesen për të.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-brenda-vitit-do-nderhyjme-edhe-ne-50-blloqe-te-tjera-banimi/