Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri sërish sot përgjegjës kryeministrin Edi Rama që sipas tij është pengesa e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Plakat, tha Basha, do ikin me prillin por qëndresa do të vazhdojë. Apeli për Ramën ishte i njëjtë, të lirojë karrigen e Kryeministrit.
Basha: Në prill ka ca reshje, njihen si plakat e prillit. Nuk ka prill pa plaka, do ikin dhe plakat e prillit.Ajo që nuk do të ikë, që bëhet më e fortë dhe më e madhe çdo ditë është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të lira nga krimi, droga dhe partia shtet dhe shteti parti. Kjo do arrihet vetëm me qeveri teknike. Kjo zgjidhje përbashkon të majtë dhe të djathtë. Edhe ata që nuk kanë mundësinë të jenë këtu me ne, i kanë pasur zëdhënësit e tyre. Nuk ndajnë ndoshta kurrë me të djathtën platformën fiskale por ndajnë me këtë protestë domosdoshmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. I vetmi që qëndron si pengësë për realizimin e këtyre zgjedhjeve është Edi Rama. Për 6 javë të mandatit të tij refuzon tu japë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ka frikë të largohet nga karrigia e pushtetit sepse me të ka lidhur fatin politik. Ka frikë të dalë para popullit. Dil para popullit i zhveshur nga pushteti abuziv i Kryeministrit. Garo.Se ti thua që Lul Basha nuk ka as platformë, as ekip, as lidership. Ti e ke fare të thjeshtë, t ii ke btë gjitha, edhe Ilir Meta ka thënë do vij me ty, liroje pra karrigen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rames-ti-i-ke-te-gjitha-meta-do-vije-me-ty-liro-karrigen/