Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pa dashur të përfshihet publikisht në çështjet e brendshme të politikës shqiptare, Ministri i Jashtëm holandez nuk ka kursyer apelin për dialog mes palëve.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm Bushati, Bert Koenders tha se është më rëndësi të zbatohet vettingu por edhe të kemi një proçes zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Koenders: ?Shqipëria ka marrë hapa të mira për të miratuar reformën legjislative, po punojmë bashkarisht për këtë. Ditmir do të doja të theksoja dhe njëherë rëndësinë dhe mbështetjen për reformën në drejtësi dhe pushtetin e së drejtës në Shqipëri. Vitin e shkuar parlamenti shqiptar miratoi në mënyrë unanime ndryshimet kushtetuese, mendoj se ka ardhur koha që të gjithë këto ndryshime të fillojnë nga zbatimi. Mendoj që edhe zgjedhjet në vijim, padyshim që është çështje e brendshme dhe nuk dua të ndërhyj në këtë gjë, por mendoj se është e rëdësishme që të ketë dialog politik, është e rëdësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe është e rëndësishme të bëhet progres në fushën e vettingut që është shumë e rëndësishme dhe jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë në këtë fushë. Ne mbështesim fort përparimin në fushën e drejtësisë që është bërë deri më tani. Mezi pres të shoh progresin e integrimit në Europë, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme?.
Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta konfirmoi mbështetjen ndaj rrugës europiane të Shqipërisë.
?Vizita ime e parë ka qenë në 1991 dhe jam i lumtur që vizitoj sërish Shqiërinë. Dua të jap mbështetjen e Holandës në mbështetjen e Shqipërisë në BE. Jam shumë i kënaqur në marrëdhëniet tona bilaterale në fusha të ndryshme. Ne jemi investitori i dytë më i madh në Shqipëri.Gjithmonë e më tepër ne e gjejmë veten në fusha të ndryshme si turizmi. Kemi bashkëpunim të mirë edhe në luftën kundër radikalizimit dhe ISIS. Holanda mbështet prespektivën e Shqipërisë në BE?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koenders-mirebesim-dhe-kompromis-per-zgjedhje-te-lira-dhe-te-ndershme/