Ora News – Çela ndihmon të riun në karrocë: Të kontribuojmë për njerëzit në nevojë

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emiljano Vrapi është një i ri nga qyteti i Vlorës që prej vitesh fati e ka dënuar në një karrige me rrota. Pamundësisë për të ecur pas një aksidenti në det, i është shtuar edhe gjendja e keqe ekonomike e familjes së tij.
Në këto kushte i riu i është drejtuar për ndihmë deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Flamur Cela, i cili i është përgjigjur duke i siguruar personalisht çdo gjë që i nevojitet.
Çela: Unë ndodhem në shtëpinë e Emiljano Vrapit, për t?iu përgjigjur kërkesës së tij që më bëri nëpërmjet Facebook-t në lidhje me disa pajisjes që i duhen për një karrige elektrike. Unë iu përgjigja thirrjes pas deklaratës që kam bërë se 1/3-ta e pagës sime do të shkojë për njerëzit në nevojë.
Deputeti pasi është njohur me historinë e te riut ka premtuar një vizite të specializuar në Tiranë me shpresën për të përmirësuar shëndetin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cela-ndihmon-te-riun-ne-karroce-te-kontribuojme-per-njerezit-ne-nevoje/

Free Traffic Exchange