Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy efektivë të policisë së Shkodres janë pezulluar nga detyra dhe 4 kanë marrë masë të rëndë disiplinore, pasi një i ndaluar arriti t?u ikë brenda mjediseve të komisariatit të policisë.
Largimi ?
24 vjeçari K. Doçi banues në ?Skenderbeg? ishte shoqëruar në komisariat për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, ?Prishje e qetësisë publike?, ?Kanosje?, ?Shkatërrim Prone? e kryer në bashkëpunim dhe ?Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik?.
Sapo është ulur nga automjeti i policisë ai ka arritur tu ikë me forcë efektiveve përmes portes anesore, ku ndodhet sporteli i informimit. Edhe pse janë vënë në ndjekje të tij, forcat policore e kanë patur të pamundur ta ndalojnë 24 vjeçarin.
Cfare ndodhi?
Nga ana e saj policia zbardhi dinamikën e plotë të ngjarjes për të cilën erdhi ndalimi i të riut, ku paralelisht janë arrestuar 2 shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër.
Në 16 prill rreth orës 03.00 pas mesnate në lagjen Tom Kola, në vendin e quajtur ?Dugajt e Reja?, është dëmtuar xhami i parë si dhe është qëlluar me armë zjarri pistolete xhami i pasëm i automjetit tip Benz, me targë AA487AN, i cili ka qënë i parkuar dhe është në pronësi të shtetasit N. L, 51 vjeç, banues në lagjen Skëderbeg.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-shoqeruari-u-iken-nga-duart-pezullohen-7-police-ne-shkoder/