Ora News – Bankers Petroleum investimi më i rëndësishëm kinez

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prania e investitorëve kinezë me peshë në Shqipëri, ishte një ndër arsyet e vizitës së Zv.kryeministrit kinez Zhang Gaoli në Tiranë me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Bankers Petroleum është ndër investimet më të rëndësishme kineze, si taksapaguesi më i madhe dhe duke zënë 5% të PBB të Shqipërisë. Bankers ka investuar 1.7 mld dollarë në Shqipëri, ndërsa priten edhe shumë të tjera, por edhe teknologji moderne dhe zhvillimi i aseteve më të mëdha të vendit.
Zëvendëskryeministri i Këshillit të Shtetit të Kinës Zhang Gaoli ndodhet në Shqipëri në vizitën e tij zyrtare. Zgjerimi i investimeve dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është fokusi i vizitës sidomos bazuar në iniciativën e qeverisë së Kinës ?Një rrip, një rrugë?, përmes të cilës vendi aziatik po investon në mënyrë agresive në vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Bankers Petroleum është investimi më i rëndësishëm kinez në Shqipëri. Kompania kineze Geo-Jade bleu përmes filialeve të saj 100% të aksioneve vitin e kaluar duke fituar të drejtën për të shfrytëzuar fushën naftëmbajtëse më të madhe në Evropë, Patos-Marinzën.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, kompania ish-kanadeze, ka arritur të jetë investitori më i madh i huaj direkt dhe taksapaguesi më i madh. Bankers ka investuar mbi 1.7 miliardë $ në Shqipëri, ka dyfishuar rezervat e naftës dhe ka rritur prodhimin në mbi 20.000 fuçi/ditë. Kompania përfaqëson më shumë se 5% të PBB-së së përgjithshme të Shqipërisë, është eksportuesi më i madh dhe një nga punëdhësit më të rëndësishëm në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bankers-petroleum-investimi-me-i-rendesishem-kinez/

Free Traffic Exchange