TIRANE-Ministria e Brendshme ka sqaruar për herë të parë planin e masave me 5 mijë efektiv policie e gardistë përgjatë 48 orëve të festimit të Pashkëve.
Ky dikaster kërkoi sot që klasa politike të shmangë konfliktet pasi kjo situatë mund t'ua lehtësojë personave me ndikim dhe nga jashtë vëndit të krijojnë destabilitet në vend.
?Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se situatat e konfliktit politik në një vend si Shqipëria, edhe në kontekstin e zhvillimeve rajonale, mundet të shfrytëzohen lehtësisht nga elementë të caktuar për të kryer akte kriminale, destabiliteti deri edhe terroriste. Ndaj inkurajojmë fort çdo qytetar të ndershëm që për hir të interesit të tyre dhe të familjeve të tyre të raportojnë çdo fakt apo të dhënë që ngjall dyshime në lidhje me rendin dhe sigurinë publike?, shprehet MB në një komunikatë për shtyp.