Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kurbin është përkujtuar figura e Dom Shtjefën Kurtit, kleriku që u pushkatua nga regjimi komunist vetëm pse pagëzoi fshehurazi një fëmijë 2 vjeçar. Bashkëvuajtës të tij, por edhe banorë që e njohën thonë se vlerat e atij njeriu të urtë janë krenari për kombin dhe duhen vlerësuar.
Historia e Dom Shtjefen Kurtit, martirit të fesë që u pushkatua me akuzën se kishte kryer shërbime fetare dhe pagëzuar një fëmije është sjellë sërish në kujtesë në Gurez të Kurbinit.
Shoqata Antikoministe të ish-të përndjekurve politikë së bashkua me bashkëvuajtës dhe familjare të Kurtit pasi bënë homazhe pranë bustit të tij, vizituan familjen e përsonit që kishte pagëzuar kleriku për të cilin ishte dhe pushkatuar.
Prena Nishi rrëfen historinë, duke deklaruar se djalin e kishte çuar fshehurazi natën për ta pagëzuar dhe se ka kuptuar asnjëhere si e kishin kuptuar xhelatët komunistë siç i cilëson ajo.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/historia-e-klerikut-qe-pushkatua-nga-regjimi-komunist-per-nje-pagezim/