Report TV - Mjeshtri i baletit Albert Janku kritikon “Liqenin e Mjellmave”

2017-07-05 0

TIRANE-Eksperimentimi i koreografëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso për ?Liqenin e Mjellmave? ka ngjallur debate mes specialistëve të operës, balerinëve, koreografëve e më gjerë para dhe pas premierës, e cila u dha tre ditë rresht e përfundoi mbrëmjen e së dielës.

Mjeshtri i baletit Albert Janku, artist i merituar, ka kritikuar prekjen e baletit klasik. Nuk duhet hedhur poshtë e gjithë puna, shprehet mjeshtri i baletit, por në asnjë mënyrë nuk duhej bërë një shartim i elementeve në baletin klasik të Çajkosvkit.

Albert Janku shprehet se është eksperimentuar në botë me këtë balet, por secila gjini duhet të qëndrojë në vendin e vet. Eksperimenti koreografik për ta amerikanizuar baletin, sipas mjeshtrit Janku , ka sjell vështirësi edhe ne lidhjen me muzikën e Çajkovskit.

Free Traffic Exchange