http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen mundësitë e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove, per shkak te ligjit te demarkacionit, i cili nuk po mund te miratohet ne Kuvend. Qeveria e Kosovës ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e kalimit per miratim ne Kuvend te projektligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, brenda disa ditësh. Por opozita vazhdon te deklaroje se qëndrimi i saj kundër demarkacionit mbetet i pandryshueshëm. Projektligji u tërhoq nga Kuvendi në verën e vitit të kaluar, pas një periudhe të kundërshtimeve edhe të dhunshme të opozitës, e cila e cilësoi marrëveshjen e arritur me Malin e Zi, në vitin 2015, të dëmshme për Kosovën. Çështja e demarkacionit është kushti i vetëm i Bashkimit Europian qe Kosova te përfitoje marrëveshjen e liberalizimit te vizave. Mediat ne Prishtine shkruajnë se kreu i kuvendit Veseli duket gjithnjë e me shume i bindur per opsionin e zgjedhjeve, edhe per shkak se brenda partive te koalicionit qeverisës ka deputete qe e kundërshtojnë marrëveshjen e demarkacionit.