Ora News - Bushati: Stop sulmeve ndaj ndërkombëtarëve, ti japim jetë vettingut

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri Ditmir Bushati deklaroi sot se politika shqiptare duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësueve të shteteve të ndryshme në Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët me homologun holandez i cili gjendet për një vizitë në vendin tonë, Bushati tha se nuk ka më kohë për të humbur me reformën në drejtësi.
Bushati: Deklarata e përbashkët e Mogherinit dhe Hahn për sa i përket zbatimit të njëmend të reformës në drejtësi dhe pas asnjë vonesë të mëtejshme, dhënies fund të bojkotit të opozitës dhe kthimin në jetën parlamentare. Kam përshëndetur të gjithë angazhimin e tyre për të na inkurajuar të gjithëve që sëbashku me OSBE-ODIHR të adresojmë rekomandimet e këtij institucioni të specializuar sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve në mënyrë që shqiptarët me 18 qershor të kenë zgjedhje realisht të drejta, të lira, të ndershme dhe demokratike.
Së dyti ka theksuar që politika shqiptare duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësueve të shteteve të ndryshme në Shqipëri, përfshirë këtu dhe deklarimet që janë bërë nga opozita për përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, apo Ambasadorit amerikan apo të tjerë, të cilët sipas tyre ishin përfshirë në një komplot ndërkombëtar me qeverinë shqiptare. Mendoj që asnjë nuk duhet të humbë kohë, shqiptarët kanë folur. Vetë opozita ka firmosur dhe miratuar me ne ndryshimet kushtetuese, që për nga numri i votave që morën do ti kishte zili çdo parlament. 140 për 140.
Tanimë është koha ti japim jetë proçesit të vettingut dhe proçesit të konstituimit të institucioneve të reja të drejtësisë sepse pas zhvillimit të zgjedhjeve në mënyrë të drejtë, të ndershme dhe të lirë do të duhet që të tregojmë në tryezën e partnerëve tanë europianë që na kanë mbështetur vijimësisht në procesin e reformave që Shqipëria ka bërë hapa përpara me proçesin e vettingut dhe është e gatshme për të filluar bisedimet për anëtarësim.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bushati-stop-sulmeve-ndaj-nderkombetareve-ti-japim-jete-vettingut/

Free Traffic Exchange