Report TV - Nishani i jep "Nderi i Kombit" kardinalit Troshani:Përloti Papën

2017-07-05 0

Në ditën e Pashkëve, një prej festave më të rëndësishme të besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dhënë dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" Kardinalit Dom Ernest Troshani.

Kreu i shtetit tregoi historinë e vuajtjeve të Kardinalit shqiptar në komunizëm, që siç tha, përlotën edhe Papa Françeskun kur erdhi në Shqipëri.

?Uroj të gjithë besimtarët gëzuar Pashkën dhe mot më mirë. Të dashur miq do të dëshiroja që edhe kjo festë e madhe të shërbejë si burim ringjallje dhe force jo vetëm për besimtarët e krishterë por për gjithë shqiptarët. Për të shërbyer më mirë për atdheun. Shpallja juaj Kardinal nga Papa Françesku në tetor 2016 ishte një lajm i madh për Kishën Katolike Shqiptare, por për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës?- tha Nishani, duke e cilësuar si një çast mjaft prekës për çdo shqiptar, momentin kur Troshani u shpall Kardinal në Vatikan, në vjeshtë të vitit të kaluar.

Free Traffic Exchange