LEZHE-Festa e Pashkëve në Lezhë u festua në një mënyrë krejt të veçantë duke mbledhur së bashku të krishtere e mysliman.
Një shportë gjigante me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin "Papa Gjon Pali i Dytë" në mënyrë që Lezhjanet të festojnë së bashku ringjalljen e Krishtit. Çdo kalimtari dhe drejtuesi mjeti iu ofruan ushqime falas që sinifikojnë këtë ngjarje të madhe për krishterimin.