http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korpusi i ri i ndryshimeve te Kodit te Procedurës Penale ka kaluar jo me vëmendjen e duhur, kjo dhe për shkak të zhvillimeve të fundit politike. Sipas ekspertit të nivelit të lartë, njëkohësisht dhe dekanit të fakultetit të drejtësisë Artan Hoxha, rishikimet do të sjellin një praktikë krejt të re të proceseve penale, por dhe funksionimit të Prokurorisë, e cila tashmë është decentralizuar. Mes shume ndryshimeve është dhe kërkesa per gjykim te shkurtuar. Në jo pak procese persona të akuzuar për krime të rënda kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Por tashmë neni 403 i Kodit të Procedurës Penale ka ndryshuar tërësisht. Risi të tjera janë dhe elementët e shtuar për seancën e gjykimit paraprak apo dhe dispozitat për marrëveshjen. Për sa i përket debatit mbi rishikimin e vendimeve të pafajësisë Hoxha thotë, se mendimi juridik është i ndarë. Ndryshime rrënjësore ka pësuar edhe Kodi Penal. Mes tyre janë vendimet, te cilat parashikojnë deri ne dy vite heqje lirie, për te cilat tashme do te aplikohet mase administrative gjobe apo dënim alternativ.