Besimtarët ortodoksë dhe katolikë në mbarë vendin kremtojnë ngjalljen e Krishtit, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
Në Tiranë mesha e ortodoksëve u mbajt në mesnatë në Katedralen ?Ngjallja e Krishtit? dhe u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Ndërsa besimtarët katolikë iu drejtuan sot në mesditë Katedrales së ?Shën Palit?.
Mesha në Katedralen e ?Shën Palit? u drejtua nga Imzot George Frendo. Ai tha para besimtarëve që duhet reflektim dhe të dhuroni sa më shumë dashuri.
Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin, qoftë edhe nga besime të ndryshme fetare ndezën qirinj dhe uruan njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.