Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përveç aktivitetit fizik, e rëndësishme për një jetë të shëndetshme është edhe të ushqyerit mirë. Krahas ndërtimit të këndeve të lojërave, palestrave e ambienteve sportive nëpër shkolla, Bashkia e Tiranës promovon edhe nismën ?Buka n?strajc?, e cila synon të nxisë të ushqyerit shëndetshëm për fëmijët. Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shërbeu një grupi fëmijësh ushqim bio me prodhime vendase, duke u bërë apel prindërve që të përdorin sa më shumë ushqime të pasura me vitamina dhe kalori dhe sa më pak produkte të konservuara që nxisin sëmundjet e mbipeshës.
?Para 25 vitesh, problemi kryesor në Shqipëri ishte se s?kishim mjaftueshëm për të ngrënë. Problemi që kemi sot është se hamë më shumë se ç?duhet dhe oboziteti është sëmundja kryesore e fëmijëve. Ndaj, duam të nxisim prindërit me nisma të tilla, duke shkuar në çdo oborr shkolle, në pushim të madh, për t?u thënë: Mos i ushqeni më fëmijët me patatina, me pije të gazuara me shumë sheqer, por ushqimi i shëndetshëm, buka me vete, është mënyra më pak e kushtueshme, por edhe më shumë e shëndetshme për të pasur një Tiranë, e cila vlerëson shëndetin te fëmijët, që ushqehet me të gjitha kaloritë dhe nesër nuk rritet si klient spitalesh, por si një qytetar i shëndetshëm i Tiranës?, tha Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-veliajt-buke-me-vete-femijeve-ne-shkolle-ushqejini-shendetshem/