Report TV - Nisma "Buka n’strajc",Veliaj: Jepini fëmijëve ushqimin me vete

2017-07-05 0

TIRANE-Bashkia e Tiranës ka nisur nismën ?Buka n?strajc?, në shkollat e kryeqytetit, nismë kjo e cila synon të nxisë të ushqyerit e shëndetshëm për fëmijët.

Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shërbeu një grupi fëmijësh ushqim bio me prodhime vendase, duke u bërë apel prindërve që të përdorin sa më shumë ushqime të pasura me vitamina dhe kalori dhe sa më pak produkte të konservuara që nxisin sëmundjet e mbipeshës.