Pashkët, festë në qytetin e Korçës, Shkodrës dhe Beratit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra besimtare ortodokse nga Korça e shume qytete te tjera te vendit kane mbushur sheshin kryesor juglindor ne meshën e ngjalljes se Jezu Krishtit, e cila është mbajtur nga imzot Johan Pelushi. Te ardhur nga shume zona te vendit, por edhe nga jashtë Shqipërisë kane zgjedhur Korçën per te kaluar natën e Pashkëve. E njëjta atmosfere ka qene edhe ne qytetin e Beratit. Mbrëmjen e djeshme ne katedralen e Shën Dhimitrit ne qendër te qytetit, janë mbledhur qindra besimtare per te ndjekur meshën e drejtuar nga peshkopi i Jugut, imzot Ignanti. Besimtaret kane ndezur qirinj dhe janë lutur per paqe e mirësi ne familjet e tyre. Pashkët janë festuar edhe ne qytetin e Shkodrës. Imzot Angelo Massafra tha se paqja ne bote është ne rrezik nga konfliktet e shumta qe janë hapur dhe se njerëzimi ka per detyre te sjelle qetësi dhe jo konflikte qe mund te na çojnë ne nje lufte tjetër. Ndërsa qytetaret kane uruar per me shume mirësi dhe paqe midis njeri tjetrit. Me qirinj ne duar edhe qytetaret e Fierit dolën ne mesnate per te ndjekur meshën dhe per te kryer lutjet.