Kushtetuesja rrëzon PD-në për organet e drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e dytë të reformës në drejtësi. 8 gjyqtaret kanë pranuar pjesërisht ankimin e Partisë Demokratike duke shpallur anti-kushtetues 5 nene të ligjit për organizimin e sistemit të drejtësisë.Por ajo qe bie ne sy është fakti se gjykata kushtetuese nuk ka pranuar thelbin e kërkesës se Partisë Demokratike për shfuqizimin e neneve qe kane lidhje me ngritjen e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë.Nëse kjo kërkese do te ishte pranuar e gjithë procedura për ngritjen e këtyre institucioneve qe ka disa muaj qe ka nisur do te kthehej ne piken zero, dhe, për me tepër, do te bllokohej ngritja e strukturës se posaçme anti-korrupsion e cila buron nga Këshilli i Larte Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë.Sipas vendimit te kushtetueses, Parlamenti duhet te rishikoje ato momente te ligjit qe kane te bëjnë me kompetencat e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë, ndryshime qe nuk ka gjasa te bëhen ne këtë legjislature e do ti mbeten parlamenti qe do te dale nga zgjedhjet e 18 qershorit.Parlamenti i ri duhet zbatoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe për ligjin tjetër te reformës, atë për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit,duke ndryshuar 22 nene qe u shpallen anti-kushtetues nga gjykata.