Ora News – Porti i Jahteve, Ahmetaj: Investimi shkon në 4 mln dollarë

2017-07-05 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fund të muajit qershor përfundon faza e parë e projektit për ndërtimin e portit të jahteve të vegjël në Kavajë. Kështu bëri me dije Ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Bashkisë së Kavajës, Klodian Shehi inspektaur punanimet e fazës së parë e cila kushton 4 mln dollarë dhe fillon në zonën e Qerretit deri në Kavajë.
Zbatimi i projektit të ndërtimit të molit të jahteve në Kavajë në zonëne përroit të Leshanicës u inspektua nga ministri i financave Arben Ahmetaj i shoqëruar edhe nga kandidati për kryetar të Bashkisë Klodian Shehi. Projekti ndodhet në fazën e parë ku parashikohet ndërtimi i molit dhe kanalit 3.2 km.
Ahemtaj: Investimi që po vizitojmë është në kuadrin e Rilindjes Urbane, një nga projektet më interesante dhe më të rëndësishme. Praktikisht bashkon bregdetin me qytetin e Kavajës nëpërmjet një moli barkash, jahtesh të vogla, me një kanal gati 3 kilometra deri në autostradë. Është një investim në fazën e parë që shkon 4 milionë dollarë dhe faza e dytë që shkon po kaq dhe urbanizon të gjithë këtë fushë që nga zona e Qerretit deri në Kavajë, duke bërë shëtitore nga të dyja anët e kanalit, të cilat mund të përdoren qoftë për këmbësorë, qoftë për biçikleta, qoftë edhe për sheshe pushimi. Në përfundim të fazës së parë do të shohim një vlerë shumë të shtuar të zonës, si destinacion turizmi, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të zonës.
Investimi sipas kandidatit Shehi, i jep një tjetër dimension dhe gjallëri qytetit, por edhe ekonomisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/porti-i-jahteve-ahmetaj-investimi-shkon-ne-4-mln-dollare/