Report TV - Massafra pajton dy familje, një mesazh për politikën

2017-07-05 0

Presidenti i Konferencës ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra nga mesha e së dielës së Pashkëve dha mesazhin për më shumë falje në mes njëri tjetrit.

Përpara qindra besimtarëve, Imzot Massafra dha lajmin e mire se mëngjesin e së dielës kishte arritur të pajtonte dy familje në hasmëri me njëra- tjetrën, ndërsa në këtë ditë të shenjtë Imzot Massafra kishte një mesazh edhe për politikanët.

Në meshën e së dielës, imzot Massafra ka kërkuar që shqiptarët të kthehen në besimin tek Zoti.