Report TV - Nishani: Zgjedhjet në 18 qershor optimist se do zgjidhet ngërçi politik

2017-07-05 0

Kreu i shtetit Bujar Nishani, ka zgjedhur fshatin Dervician në Dropull, të kalojë festojë Pashkën Ortodokse, mes besimtarëve të minoritetit grek.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dropullit Andrea Decka, presidenti Nishani, ka vizituar fillimisht kishën e fshatit Dervician nga ku ka ndezur edhe një qiri që simbolizon Ringjalljen e Krishtit.

Pas disa minutash pritjesh në ambientet e brendshme të kishës nga dhe ku është njohur me historinë e moçme të kësaj kishe në afërsi të qendrës së Dervicianit, kreu i shtetit ka uruar besimtarët ortodoksë në një prononcim për mediat.