Ora News – Krishterët e Shkodrës kremtojnë festën e Pashkëve

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Shkodres, ashtu si në të gjithë botën kanë nisur mbrëmjen e së shtunës festimet e Pashkëve. Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e ?Shën Shtjefnit? nga arqipeshkëvi i Shkoder ? Pult, njëherësh edhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra. Qindra besimtarë ju bashkuan këtyre festimeve duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit.
Por Pashka është edhe reflektim, mesazh paqeje, prandaj imzot Massafra duke kujtuar vendet që sot po përjetojnë luftë, trazira e konflikte, u lut për kthim tek rruga e Zotit, larg urrejtjes e vrasjeve te te pafajshmeve.
Pas meshës besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Simboli i festës së Pashkës janë vezet e lyera me ngjyrë të kuqe. Thyerja e tyre në ditën e festës simbolizon varrin nga i cili doli Jezus Krishti. Ndërsa ngjyra e kuqe është gjaku i tij që u derdh në kryq. Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krishteret-e-shkodres-kremtojne-festen-e-pashkeve/