Besimtarët ortodoksë dhe katolikë në mbarë vendin kremtojnë në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e Pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
Në Tiranë mesha e ortodoksëve mbahet në Katedralen ?Ngjallja e Krishtit? dhe pritet të drejtohet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Ndërsa dhjetëra besimtarë të krishterë i janë drejtuar Katedrales së ?Shën Palit? për të marrë pjesë në meshën e shenjtë që nis në orën 23:00 pak para mesnatës.
Besimtarët Ortodoksë në të gjitha kishat e vendit, qoftë edhe nga besime të ndryshme fetare ndezin qirinj dhe urojnë njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.
Nisja e ceremonisë së pashkëve, sjell si simbol dhe ngjyerjen e vezëve të pashkës me të kuqe, e cila tregon dhe traditën e hershme të kësaj feste.
Flaka e ndezur simbolizon dhe Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq.
Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.