Një seri ndërhyrjesh po ndërmerren nga institucionet përkatëse për përmirësimin e cilësisë së ujërave të plazheve, që nisin nga pastrimi i prurjeve te lumenjve deri te grumbullimi i plehrave në zonat bregdetare.
Në një intervistë për Report TV, Ministrja e Ekoomisë dhe Turizmit Milva Ekonomi komenton raportet e fundit mbi cilësinë e ujërave të bregdetit.
Ajo thotë se e rëndësishme është vijimi i investimeve për këtë qëllim, por edhe njohja e qytetarëve me raportet periodike që analizojnë cilësinë e ujërave.
?Është diçka e trashëguar. po përpiqemi të ngremë ndërgjegjësimin e njerëzve, por kjo kërkon edhe disa investim, të cilat janë në vëmendjen e Ministrisë së Mjedisit.
Ajo po bën një fushatë grumbullimi ndotësish në gjithë lumenjtë e vendit, por ka nevojë për një trajtim edhe më specifik.
Për këtë arsye një pjesë e investimeve shkojnë në këtë drejtim, në grumbullimin e plehrave e krijimin e landfilldeve?, thotë Ekonomi.
Sipas Ekonomit, në vitin 2016 në total 4.7 milionë turistë pushuan në Shqipëri, shifër që pritet të rritet në vitin 2017.