Ora News – Festojnë Pashkët në Shqipëri, mijëra emigrantë kthehen në vendlindje

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mijëra qytetarë janë kthyer në atdhe për të festuar Pashkët, por dhe shumë të tjerë kanë lëvizur jashtë vendit. Në pikën kufitare të Muriqanit radhët kanë qenë mbi 1 km në të dy anët e kufirit, si pasojë e dyfishimit të fluksit të lëvizjeve. Fluks ka pasur dhe në Durrës, Kakavijë e Morinë, por pa shkaktuar radhë e vonesa.
Radhë te gjata deri afro një kilometer nga dy anët e kufirit, janë evidentuar të shtunën në pikën kufitare doganore të Muriqanit.
Pushimet e fundjavës dhe festa e Pashkëve janë shoqëruar me fluks të lëvizjes së shtetasve si në drejtim të Ulqinit dhe në vende të Europës, ashtu dhe në drejtim të Shqipërisë e Kosovës.
Sipas të dhënave nga shërbimi i policisë kufitare Muriqan, deri në orët e drekës kanë qarkulluar nëpër këtë pike rreth 7000 qytetarë dhe mbi 2000 automjete, ndërkohe që një muaj më parë ishin afro 3500 me 1145 automjete.
Pritjet e qytetarëve kanë variuar nga 1 deri në 2 orë, ndonëse është punuar me kapacitet të plotë, 6 sportele në pikën kufitare të Shqipërise dhe Malit të Zi.
Burime nga kufiri thonë se vonesat qe krijohen gjate kontrolleve lidhen sidomos për shkak se ka nje intensitet të shtuar të masave për lëndët narkotike, apo terrorizmin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/festojne-pashket-ne-shqiperi-fluks-ne-pikat-doganore/