Qindra besimtarë në kryeqytet i janë drejtuar që prej orëve të para të mëngjesit Kishës Katolike, për të bekuar disa ushqime të përgatitura në shtëpi dhe vezët e kuqe, që janë simboli i festës së Pashkëve.
Krahas vezëve, një nga gatimet e veçanta për këtë festë është buka e Pashkës. Ndërkohë që në shportat me ushqime nuk kanë munguar as produkte të tjera ushqime si djathi i përgatitur vet dhe disa zarzavate.
Për besimtarët ky është një rit i veçantë që u sjellë më shumë mbarësi dhe begati në familjet e tyre. Traditë e festës së Pashkëve është edhe bërja kurban e qingjit, që simbolizon Krishtin për urtësinë dhe vezët e kuqe varrin e vulosur të Krishtit, prej nga ku doli jeta e re, Krishti i Ringjallur.