Ora News – Veliaj: Me Ramën Kryemistër, investime edhe pas 18 qershorit

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si në qendër ashtu edhe në zonat rurale, investimet e Bashkisë do të bëhen njësoj e do u kushtohet e njëjta vëmëndje. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Erion Veliaj nga Shkolla e Bashkuar në Shëngjergj, ndërsa ka shprehur bindjen se edhe pas 18 qershorit investimet do të vazhdojnë pasi në krye të qeverisë do të jetë Edi Rama.
Rreth 300 nxënësit që studiojnë në Shkollën e Bashkuar në Verri të Shëngjergjit do të kenë shumë shpejt mjedise më të mira sportive.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, inspektoi punimet që po realizohen për ambientet e reja sportive në këtë shkollë, ku theksoi se Bashkia e Tiranës ka si prioritet të sajin edhe investimet në zonat rurale.
Veliaj: ?Tirana është bërë e stërmadhe. Sot jemi në një zonë që është më afër Librazhdit se sa qendrës së Tiranës, dje ishim në një zonë që ishte më afër Krujës se sa qendrës së Tiranës. Parimi është: në Tiranë ecim vetëm marshin e pestë. Nuk kemi një Tiranë, e cila ecën shpejt në qendër dhe më ngadalë në periferi. Besoj se strategjia jonë është balancimi i investimeve?.
Veliaj tha se krahas investimeve me ritëm të shpejtë në qendër, do të vijojë paralelisht puna për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale që deri dje kanë qenë të harruara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-me-ramen-kryemister-investime-edhe-pas-18-qershorit/

Free Traffic Exchange